Policia: “Marshi për Liri” u zhvillua i qetë dhe pa ndonjë incident

Policia e Kosovës ka njoftuar se Marshi për Liri, i mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ka përfunduar qetë dhe pa incidente.

Policia tha se, ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, kishte ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e marshit. 

Sipas Policisë, organizimi ka kaluar në mënyrë të qetë dhe “pa ndonjë incident”.

“Policia e Kosovës falënderon organizatorët dhe mijëra qytetarë pjesëmarrës për qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar”, thuhet në njoftim. 

Policia ka veçuar edhe respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë gjatë marshit dhe qarkullimit në trafikun rrugor. 

“Pjesëmarrja juaj, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të marshit paqësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Artikuj të tjerë

Back to top button