Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: S’e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill në një intervistë në Klan News ka komentuar dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Hill e vlerësoi lart figurën e Hashim Thaçit, duke thënë se ai ishte një komandant i zoti dhe shumë i pjekur për moshën që kishte.
Hill theksoi se nuk e beson se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme.

“Hashim Thaçi ishte një personalitet dhe tepër i pjekur për moshën që kishte. Thaçi ishte e kuptoi se Kosova duhet të ishte në një pozitë më të mirë dhe e kam vlerësuar gjithmonë atë. Unë nuk e besoj se ai është përfshirë në krime. Nuk e kam ndjerë nocionin se Thaçi të jetë përfshirë në vepra të paligjshme”, deklaroi Hill.


Më tej vlerësoi se populli shqiptar nuk duhet që të ketë mllef, por shpresë tek fjala e Apelit të Hagës.
“Unë do të apelopja që të mos ketë mllef për këtë vendim. Duhet të shohim përpara dhe të kemi shpresë se vendimi i Apelit do të jetë në favor të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, nënvizoi Hill.

Gjykata e Hagës dënoi me 81 vite burg ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e parë të gjykimit.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vite heqje lirie, Jakup Krasniqi po me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite burg dhe Rexhep Selimin

Artikuj të tjerë

Back to top button