“UÇK, UÇK”, “Duam liri, duam drejtësi”, studentët marshojnë në sheshin e Prishtinës

Me thirrjet “UÇK, UÇK”, “Jo në emrin tonë”, “Duam liri” dhe “Duam drejtësi”, studentë kanë marshuar sot në sheshin e Prishtinës, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë marshimit, studentët kanë shprehur qëndrimet e tyre përmes pankartave dhe brohoritjeve, ndërsa në shesh është dëgjuar edhe kënga “Besa-Besë”.

Marshimi është duke u zhvilluar në mënyrë paqësore, ndërsa studentët po kërkojnër drejtësi dhe kanë kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale

Artikuj të tjerë

Back to top button