
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka nderuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023.
Përmes një postimi, Ambasada amerikane tha se i bashkohet Kosovës në nderimin e Bunjakut.
“Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.
Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë, gjatë përleshjeve me grupin e armatosur serb. Ai është nderuar pas vdekjes me titullin “Hero i Kosovës”.



