
Shqipëria ka nisur rrugëtimin në Ligën e Kombeve me fitore në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë.
Kuqezinjtë shënuan fitore bindëse me rezultat 2-0.
Golin e parë për Shqipërinë e shënoi, Kristjan Asllani nga pika e bardhë në minutën e 34-të të takimit.
Epilogun e takimit e vulosi Ernest Muçi me golin e minutës së 47-të.
Me këtë fitore Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë me tre pikë aq sa ka edhe Finlanda në grupin 1 të Ligës C të Kombeve.



