Vodhën 80 litra naftë nga kamioni i një personi, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

Dy persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se kanë vjedhur rreth 80 litra naftë nga kamioni i një personi.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar më 27 shtator 2026, ndërsa më 28 shtator janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Me 28.09.2026 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar pasi kishin vjedhur rreth 80 litra naftë nga kamioni i viktimës m/k. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button