Arrestohen dy persona në Mitrovicë dyshohen për prerje dhe vjedhje të pyllit, policia konfiskon kamionin me drunjë

Dy persona janë shoqëruar nga Policia në Mitrovicë pasi dyshohet se janë kapur duke transportuar dru të vjedhur nga pylli në fshatin Selac.

Sipas Policisë, më 28 shtator 2026, rreth orës 00:35, Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë ka pranuar informacion se disa persona po vidhnin dru në pyll.

Njësia policore ka dalë në terren dhe ka hasur dy persona së bashku me një kamion të ngarkuar me dru.Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Agjencia e Pylltarisë.

Sipas njoftimit, drunjtë e dyshuar si të vjedhur janë konfiskuar dhe janë dërguar në objektet e Agjencisë së Pylltarisë.Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

Artikuj të tjerë

Back to top button