
Gjatë ditës së djeshme, LDK ka përmbyllur procesin e votimit për mocionin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku, ku sipas votuve të tyre, u konfirmua vazhdimi i mandatit të tij.
Në mesin e 152 votave kundër të kreut të mbetur në fuqi, ishte edhe njëra prej deputeteve më të votuara të LDK-së, Hykmete Bajrami.
E njëjta tha se e pranon fitoren e Abdixhikut, teksa e cilësoi këtë proces të Lidhjes Demokratike të Kosovës, demokratik.
Bajrami gjithashtu uroi partinë për ruajtjen e thelmbit të saj.
“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe.
Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia. Urime, LDK!”, tha ajo.



