Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi

Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Ai ka thënë se kjo ditë të shërbejë si reflektim për mirësi e bashkim.
“Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Uroj që Krijuesi t’ju bekojë me mbarësi, qetësi shpirtërore e mirësi në çdo vatër tuajën.”
“Kurban Bajrami na kujton vlerat më të bukura njerëzore. Na kujton sakrificën, solidaritetin, afërsinë me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumti nevojë. Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi; një ditë që na rikujton se forca e një shoqërie matet me humanizmin, respektin dhe dashurinë që ndajmë mes vete, por edhe me besimin e falënderimin ndaj Krijuesit.”, ka shkruar Abdixhiku.



