Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Bajram

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar Myftiun Naim Tërnava në Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Hamza, përmes kësaj vizite shfrytëzoi edhe një herë që besimtarët myslimanë t’i urojë këtë festë të solidaritetit, sakrificës.

“Është ditë e veçantë që i bashkon njerëzit. Kështu ka qenë, është, por duhet të jetë edhe në të ardhmen. Të gjitha familjeve në Kosovë iu uroj begati, shëndet e paqe”, tha ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button