Bislimi: BE-ja e konfirmoi shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është shpreh se tashmë edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Ai shton se kjo e bën edhe më të qartë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative.

“Në raport theksohet se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave. Siç kemi denoncuar gjatë mandatit tonë, po dëshmohet se këto praktika përbëjnë artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative. Ky pasivizim i cili është duke u bërë për vite me radhë, është shumë e rëndësishme që më në fund BE ka pranuar që ta reflektojë dhe bëjë pjesë të vlerësimeve përfundimtare të raportit zyrtar të Komisionit Evropian, duke vendosur theks në kontrollimin e procedurave të pasivizimit”, shkruan Bislimi.

“Kosova do të vazhdojë të ngrejë këto çështje në çdo nivel ndërkombëtar, derisa barazia, dinjiteti dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi të garantohen plotësisht”, ka shtuar ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button