Digjet bodrumi i shtëpisë së gazetarit Vudi Xhymshiti, edhe pse nuk akuzon askënd ai pretendon për zjarrvënie të qëllimshme që mund të lidhet me punen e tij si gazetar

Një zjarri u raportua sot në fshatin Livoç i Poshtëm të Gjilanit. Bodrumi i shtëpisë që u dogj është në pronësi të familjes Xhymshiti, gazetarit Vudi Xhymshiti

Brenda këtij bodrumi ndodhej edhe një veturë e viteve 1980 e cila është djegur nga zjarri që ka përfshirë bodrumin. Në vendin e ngjarjes ka dal njesiti policor i cili po merret me hetimet e mëtejshme.

Rastin në polici e ka raportuar motra e gazetarit Vudi Xhymshiti, ndërkaq rasti u raportua të shtunen rreth ores 15:44

Ndërkaq lidhur me rastin ka reaguar dhe vet gazetari, i cili edhe pse nuk akuzon askënd thotë se dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme që lidhen me punën e tij si gazetar.

Ndërkaq Policia e Gjilanit deri tani nuk ka dhënë detaje tjera, nderkaq vet gazetari ka shkruar që çeshtja duhet të hetohet më tej per sqarim të rrethanave të rastit.

Artikuj të tjerë

Back to top button