
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK janë përplasur fizikisht sot, më 26.01.2026.
Drejtori i kësaj Klinike, Sejdi Statovci ka thënë se për rastin është lajmëruar dhe Policia e Kosovës.
Statovci ka theksuar se për të dy kirurgët e përfshirë në rast është iniciuar procedurë disiplinore
Nga Zyra për Media e QKUK kanë thënë se nuk kanë detaje lidhur me arsyen e përplasjes fizike në mes kirurgëve.
Lajmi në zhvillim….


