
Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje të çastit.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur më 25.01.2026, rreth orës 04:40 në rrugën “Nënë Tereza”.
Burime nga rasti bëjnë me dije se i dyshuari D. N dyshohet se ishte zgjuar nga një zhurmë dhe e ka akuzuar motrën e tij, viktimën A. N se ajo e kishte shkaktuar zhurmën, çka ka çuar në përshkallëzim të situatës dhe konflikt fizik.
Dyshohet se i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë me grushte në trup.
Ndërkaq rasti është trajtuar si “Dhunë në familje”.



