
Një fëmijë është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi kishte rënë në ujë në një nga restorantet e qytetit.
Sipas njoftimit të spitalit, fëmija u dërgua në gjendje të rënduar shëndetësore në Emergjencë nga ekipi i Urgjencës së Qytetit.
Me të mbërritur në Emergjencë, menjëherë janë ndërmarrë masat reanimuese nga stafi emergjent: Dr. Mirjeta Binakaj Gërxhaliu, specialiste e emergjencës, si dhe ekipi i anestezionit, Dr. Veton Pllana. Po ashtu, ekipi i infermierëve: Gjyljeta Hajdari, Saranda Rexha, Luljeta Sadiku dhe tekniku i anestezionit, Musa Kurti”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Ndersa behet e ditur se fëmija është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i shoqëruar nga mjeku emergjent dhe infermierët, për trajtim të mëtejshëm, me parametra shëndetësorë më të qëndrueshëm.



