Mitrovica finalizon kontratën për trajtimin e qenve endacakë

Komuna e Mitrovicës ka nënshkruar kontratën për ofrimin e shërbimeve të trajtimit të qenve endacakë që bredhin lirshëm në territorin e komunës.

Sipas njoftimit zyrtar për nënshkrimin e kontratës, aktiviteti i prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kontrata kornizë do të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh

Kontrata është nënshkruar më 27 korrik 2026 me grupin e operatorëve ekonomikë “Ambullanca Veterinare Veterinaria” dhe “Blendor Kadriu B.I.”. Sipas dokumentit, në këtë aktivitet është pranuar vetëm një ofertë, e cila është shpallur edhe e përgjegjshme.

Lënda e kontratës përfshin trajtimin e qenve endacakë që bredhin lirshëm në Komunën e Mitrovicës, ndërsa shërbimet do të realizohen në territorin e Mitrovicës Jugore. Projekti financohet nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.

Sipas njoftimit, vlera e parashikuar e kontratës ishte 300 mijë euro, ndërsa kriter për dhënien e saj ka qenë çmimi më i ulët.

Artikuj të tjerë

Back to top button