EKSKLUZIVE: Ndalet rryma, mbi 60 minatorë mbesin brenda minierës së Trepçës

Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës, si pasojë e ndaljes së energjisë elektrike, raporton TandemPress.

Burime të TandemPress bëjnë të ditur se në orën 21:00 është ndalur energjia elektrike dhe minatorët kanë mbetur të ngujuar.

Minatorët kanë mbetur të ngujuar në tre horizonte, në horizontin 8,9 dhe 10.

Deri më tani kanë kaluar mbi 5 orë të ngujuar dhe ende nuk kanë marrur ndonjë intervenim për ti shpëtuar.

Burimet për mediumin kanë thënë se kanë mbetur pa bukë dhe ujë poashtu është duke iu vështirësuar edhe frymëmarrja.

TandemPress ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes./TANDEMPRESS/

Artikuj të tjerë

Back to top button