
Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën mbrëma në Ferizaj, ndërsa rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Sipas Policisë, njësiti policor së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes pas marrjes së informatës, ku viktima është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se kishte shenja të dhunës fizike, raporon IndeksOnline.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.



