Haxhiu e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë: I uroj suksese në ushtrimin e përgjegjësive

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Haxhiu ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Facebook, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar z. Albin Kurti mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruan Haxhiu në FB.

“Z. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, përfundoi ajo.

Artikuj të tjerë

Lexo edhe për
Close
Back to top button