Haxhiu: Pas certifikimit të rezultateve, fillojnë takimet

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar para gzetarëve se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore duhet të fillojnë menjëherë takimet mes partive politike, me qëllim arritjen e një konsensusi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe vazhdimin e proceseve institucionale.
Sipas Haxhiut, fillimisht duhet pritur certifikimi i rezultateve, ndërsa më pas palët politike duhet takohen për të siguruar funksionalizimin e institucioneve.
“Le të presim një herë certifikimin e rezultateve, dhe pastaj pas certifikimit të rezultateve, natyrisht që do të ketë takime me partitë politike dhe urojmë që të gjejmë një konsensus në mënyrë që ta konsitutojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës, presidentin me mandat pesëvjeçar dhe të vazhdojmë me punët dhe përgjegjësitë që i kemi ndaj qytetarëve”, u shpreh Haxhiu.
Ajo shtoi se pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryetarit, do të hapet rruga kushtetuese për mandatarin e qeverisë.
“Le ta konstituojmë Kuvendin, le ta formojmë Qeverinë, dhe menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, kryetari apo kryetarja e re e Kuvendit, do të ketë të drejtën kushtetuese që ta mandatojë kandidatin për kryeministër të vendit”, tha Haxhiu.
Të njëjtat fjalë i pati thënë ditë më parë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.



