
Ka përfunduar seanca ndaj gjashtë të dyshuarve lidhur me rastin e plagosjes së ndodhur të shtunën në lokalin “Gizzi”, në Grand Store
Mësohet se dy prej të dyshuarve janë duke marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa ndaj tyre pritet të mbahet seanca në ambientet e QKUK-së.
Dy personat që po trajtohen në QKUK janë R.K dhe A R. Ndërkaq vendimi pritet të merret pasi të përfundojë edhe seanca ndaj dy personave që ndodhen në QKUK
Rasti në polici u raportua të shtunën rreth orës 05:00 të mengjesit ku për rastin u deklaruan dhe nga policia
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme hetimore”, thuhet në sqarim.



