Komisionerët e arrestuar dyshohen për falsifikim, kërcënim e ryshfet – 200 policë zhvilluan aksionin

Aksioni i Prokurorisë Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës rezultoi me 109 persona të arrestuar nën dyshimet për manipulime me vota, në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Pas autorizimit nga Prokuroria dhe në kuadër të këtij hetimi, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit u ndaluan dhe u intervistuan lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, “Kanosja”,  “Dhënia ose marrja e ryshfetit të lidhje me votimin” .

Brenda afateve ligjore, Prokuroria do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës për sigurimin e prezencës së të dyshuarve në procedurë.

Në njoftimin e fundit, Prokuroia dhe Policia njoftuan se në këtë operacion policor u angazhuan rreth 200 policë, në koordinim me katër prokurorë të Krimeve të Rënda, transmeton klankosova.tv

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, në konferencën që mbajti sot, tha se katër subjektet më të mëdha politike kanë manipuluar me vota. duke i dërguar të preferuarit e tyre në Qendrat Komunale të Numërimit.

“Ditë më parë kemi paralajmëruar se manipulimi i votës dhe i rezultateve zgjedhore është krim, dhe do të ndëshkohet pa kompromis. Sot, secili prej atyre që ka guxuar t’i fus duart në votat dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit. Dua ta bëj të qartë për të gjithë, këtu nuk bëhet fjalë për numërimin e votave të subjekteve politike që ka ndodh më 28 dhjetor, por për manipulime brenda llojit, aty ku katër subjektet më të mëdha politike i kanë dërguar të preferuarit e tyre, dhe ata kanë menduar që larg syve të institucionit të sigurisë dhe drejtësisë mund të manipulojnë dhe të ia dalin pa të keqe”, tha Kryeziu.

Sipas tij, në mesin e 109 të arrestuarve për keqpërdorim të votave në Prizren, ka edhe familjarë e të afërm të kandidatëve për deputetë.

Fakti skandaloz që u zbulua sot është që vetëm një klasë (vendvotim) ka dalë e ‘pastër’, pra ku s’janë gjetur keqpërdorime.

“Vetëm në një klasë, janë manipuluar mbi 2 mijë 444. Në rajonin tonë, ato që janë numëruar nga subjektet politike, në QKN, vetëm një klasë ka dalë e pa keqpërdorur. Po flasim për Komunën e Prizrenit, janë shtuar 40 mijë e 497 vota dhe janë hequr hiç më pak se 27 mijë e 500 vota. Pra diferenca totale e keqpërdorimeve është 68 mijë e 78 vota. Po flasim për dashje direkte për ta përmbytur rezultatin.”– tha Kryeziu.

Artikuj të tjerë

Back to top button