Komuna e Prishtinës njofton punime në një prej rrugëve kryesore të kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do te zhvillohen punime infrastrukturore në segmentin e rrugës “Fehmi Lladrovci”, përkatësisht nga rrethi i flamurit deri te rrethi i spitalit.

Punimet janë planifikuar të zhvillohen nga sot, deri më 18 korrik.

“Gjatë kësaj periudhe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar.

Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative” thuhet në njoftimin e komunës.

Artikuj të tjerë

Back to top button