KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje deri në ora 13:00 ishte rreth 18 %

Bazuar në të dhënat e përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 13:00 ishte rreth 18 %.Nga numri i përgjithshëm i votuesve prej 1,999,204, të drejtën e votës deri në këtë orë e kanë ushtruar 358,257persona.Komuna me pjesëmarrjen më të lartë të daljes në votime është Ranillugu me 33.3 %, ndërsa më e ulëta regjistrohet në Leposaviq me 1.57 %.
Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
Votimi në 29 përfaqësi diplomatike, në gjithsej 18 shtete ka ndodhur një ditë më parë, më 27 dhjetor.Kjo është hera e dytë për shtetasit kosovarë që jetojnë nëpër botë, votuan për të zgjedhur udhëheqësinë në Kosovë, por duke hedhur votën nga shteti ku jetojnë.
Një gjë e tillë u mundësua nga Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme.



