Kurti: Fatos Nano do të mbetet i dendur në historinë politike të Shqipërisë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, duke e vlerësuar si një figurë qendrore të tranzicionit politik shqiptar dhe një emër që do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kurti ka thënë se lajmi për vdekjen e Nanos i ka sjellë ndër mend kujtimet nga dy takimet që kishte pasur me të – fillimisht në vitin 2002, pak muaj pas daljes nga burgu në Serbi, dhe më pas kur Nano ishte sërish në krye të qeverisë shqiptare.

“Në atë takim të parë, përvoja ime si ish-i burgosur politik u kthye natyrshëm në temë të bisedës me Nanon. Herën e dytë, ai më priti bashkë me Adem Demaçin dhe Arbën Xhaferin. Bisedat e tij plot pasion për politikën dhe për kombin më kanë mbetur të pashlyeshme”, ka shkruar Kurti.

Duke e cilësuar Fatos Nanon si një figurë me rol të veçantë në periudhën e kalimit të Shqipërisë nga sistemi komunist në demokraci, Kurti kujtoi se Nano kishte shërbyer tre herë si kryeministër – në vitet 1991, 1997–1998 dhe 2002–2005 – periudha të vështira për vendin, mes trazirave dhe përpjekjeve për stabilizim politik.

Artikuj të tjerë

Back to top button