Mitrovicë e Veriut: Policia kap dy të dyshuar pasi keqperdoren kartelen bankare te një gruaje e cila e kishte raportuar si të humbur

Dy persona janë identifikuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se kanë përdorur një kartelë bankare të humbur për të kryer blerje në vlerë rreth 200 euro në Mitrovicë të Veriut.

Ankuesja, një grua kosovare, ka njoftuar policinë se i kishte humbur kartela bankare dhe se përmes saj ishin kryer disa transaksione (pagesa)

Pas hetimeve, njësitë policore kanë identifikuar dy të dyshuar, të cilët gjatë intervistimit kanë pranuar se e kishin gjetur kartelën dhe e kishin përdorur për blerje të mallrave në vlerë rreth 200 euro.

Në konsultim me prokurori është iniciuar rasti dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të tjerë

Back to top button