Policia arreston dy persona në Fushë Kosovë, pas një kontrolli i’u gjeten lëndë narkotike të llojit marihuanë

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë, pasi gjatë kontrollit u është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 16 korrik 2026, rreth orës 20:55, në rrugën “1 Tetori” në Sllatinë të Madhe.
Gjatë kontrollit të dy të dyshuarve, të cilët ndodheshin në një veturë, policia ka gjetur dhe sekuestruar 4.80 gramë substancë të dyshuar të llojit marihuanë.
“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetim nga njësitet policore”, shkruhet në njoftimin e PK.



