Moti për ditën e diel: Temperaturat deri në 24 gradë me diel dhe vranësira

E diela me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 24 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e diel, 13 shtator, do të karakterizohet kryesisht nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit, nuk priten reshje të theksuara gjatë ditës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 24°C”, njofton ky Institut.

Artikuj të tjerë

Back to top button