
Ka nisur procesi i votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku po vendoset për besimin ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku
Komisioni ka konfirmuar pjesëmarrjen e 327 delegatëve.
Punimet e Kuvendit po vazhdojnë me dyer të mbyllura, ndërsa pas fjalimeve të mbajtura nuk ka pasur fjalime nga ana e delegatëve dhe procesi ka kaluar direkt në votim.
Delegatët do të vendosin përmes votës së fshehtë nëse Abdixhiku do të vazhdojë mandatin si kryetar i LDK-së apo do të shkarkohet nga kjo pozitë.



