Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër gjashtë të pandehurve: A.H., D.R., D.M., F.Q., Sh.K. dhe R.B.

Ata dyshohet se kanë kryer disa veprat penale:

“Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”

“Veprimet përgatitore për vrasjen e rëndë”;

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

“Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës dhjetor 2024 – shkurt 2025, duke vepruar si grup kriminal i organizuar, dyshohen se kanë planifikuar dhe ndërmarrë veprime për kryerjen e vrasjes së rëndë të një personi.

Po ashtu, dyshohen se kanë planifikuar sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese ndaj bizneseve të lidhura me të dëmtuarit, me qëllim të shkaktimit të dëmit material, frikësimit të viktimave dhe demonstrimit të fuqisë së grupit kriminal.

Sipas aktakuzës, secili nga të akuzuarit ka pasur role të caktuara në realizimin e planit kriminal, i cili është parandaluar si rezultat i veprimeve hetimore.

Artikuj të tjerë

Back to top button