Deçan: Dy vëllezër arrestohen, pasi rrahën prindërit

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje ndaj prindërve të tyre.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2026, rreth orës 18:20.

Të arrestuarit janë dy meshkuj kosovarë, të cilët dyshohen se kanë dhunuar prindërit e tyre.

Si pasojë e rastit, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button