Një person në Prishtinë arratiset pasi sulmoi fizikisht motrën e tij

Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 04:00 të së shtunës.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, por ajo e ka refuzuar atë, ndërsa i dyshuari është ende në arrati.

“Rasti është duke u hetuar”, thotë Policia.

Artikuj të tjerë

Back to top button