Podujevë: Dhunë në familje, përleshet fizikisht babai me djemtë e tij, arrestohen të tre nga Policia

Në Llapashticë e Epërme të Podujevës situata në një familje ka eskaluar në përleshje fizike mes babait dhe dy djemve të tij, ku më pas të tre u arrestuan nga Policia.
Sipas informacioneve, fillimisht mosmarrëveshja kishte shpërthyer mes M.K dhe babait të tij, Sh.K, konflikt që më pas eskaloi në përleshje fizike, ku dyshohet se të dy kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
Vëllau tjeter i cili është i “mitur” tentoi ta ndalonte sulmin mes vëllaut dhe babait, por më pas u përfshi dhe ai në këtë incident.
Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërkaq arsyjet e konfliktit mbeten të paqarta..
Rasti është inicuar si veper penale “Dhunë në Familje” ndërkaq pas intervistimit të tre janë liruar me procedurë të rregullt.



