Policia e Kosoves gjatë ceremonisë së varrimit të Laurent Krasniqit gjobiti dy shoferë, sqarojnë se ata penguan trafikun dhe rrugën drejt zonës ku po mbahej ceremonia

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me angazhimin policor gjatë ceremonisë së varrimit të Laurent Krasniqit, e cila u mbajt sot në fshatin Llukar të Prishtinës.

Sipas Policisë, angazhimi i zyrtarëve policorë ishte fokusuar në monitorimin e trafikut dhe krijimin e një qarkullimi të sigurt në rrugët që çonin drejt zonës ku po mbahej ceremonia.

Policia ka bërë të ditur se, falë monitorimit dhe ridrejtimit të automjeteve, ngarkesa në trafik ishte zbutur ndjeshëm.

Megjithatë, sipas Policisë, dy drejtues automjetesh me veprimet e tyre shkaktuan pengesa serioze dhe bllokada në trafik.

“Lëshimi i njoftimit për kundërvajtje trafiku në këto dy raste ishte i domosdoshëm, në mënyrë që të krijohej mundësia për t’u hapur rruga”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, duke theksuar se mbetet në shërbim të tyre për të garantuar siguri dhe lëvizje të lirë.

Artikuj të tjerë

Back to top button