Prishtina në hall me mbeturinat, qytatarët kërkojnë ndërhyrje për zgjidhje të këtij problemi

Kryeqyteti tash e sa kohë po perballet me mos- menaxhimin e mbeturinave.
Qytetarë të shumtë raportojnë me foto se janë n’hall nga kjo gjendje dhe kerkojnë nga komuna nderhyrje urgjente për zgjidhje te problemit.
Prishtinasit ankohen se problemi me mbeturina po përsëritet vazhdimisht, duke vlerësuar se grumbullimi i tyre nuk po bëhet me ritmin e nevojshëm.
Ata kërkojnë më shumë angazhim nga institucionet përgjegjëse dhe një menaxhim më efikas të pastrimit në kryeqytet.
“Lë shumë për të dëshiruar, mendoj se duhet angazhim shumë i madh”, ka theksuar Qerim Halilaj, qytetar.
Ka prej qytetarëve që fajin për situatën me mbeturina i’a lënë vendimmarrjes politike.
“Ai është problem i politikave”, ka deklaruar Gani Jakupi, qytetar.
Ndërkohë, një prej propozimeve që kanë, është shtimi i numrit të koshave për mbeturina në hapësirat publike të qytetit.
“Ajo është absolutisht shumë e nevojshme, sepse secili qytetarë që ka pak vetdije kur e sheh që ka një kosh për mbeturina e hudh atje mbeturinën, nuk e lëshon në rrugë. Kështu që ato janë të mirëseardhura, kështu që ne veçse kemi qef me ndodhë ashtu”, ka theksuar Qerim Halilaj, qytetar.
Përgjigje nuk ka kthyer as Drejtoria për Shërbime Publike e Komunës së Prishtinës.
Teksa, përmes një njoftimi publik, kompania “Pastrimi” ka bërë të ditur se është pastruar tërësisht zona përreth Bibliotekës Kombëtare, duke u bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat të hidhen brenda kontejnerëve dhe jo në hapësirat publike.



