Sonte ka filluar gara për Kupën e Botës, Spanja e Argjentina vazhdojnë garën për pjesën e dytë të lojës

Në ora 21:00 (sipas kohës lokale të Kosovës) ka filluar ndeshja e finales për Kupën e Botës në futboll mes Spanjës dhe Argjentinës.
Kjo lojë do të përcaktojë kush do ta mbajë ‘kurorën’ e kampionit për katër vitet e ardhshme. Loja do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në gjysmë-finale, Spanja mposhti me rezultat 2-0 Francën, e cila në këtë botëror u rendit e katërta pas humbjes nga Anglia me rezultat 6-4 në lojën për vendin e tretë.
Argjentina në anën tjetër mposhti Anglinë në gjysmë-finale me rezultat 2-1.
Spanja është shpallur një herë kampion bote në vitin 2010, kurse Argjentina tri herë, fillimisht në vitin 1978, pastaj më 1986 dhe së fundmi në vitin 2022.
Argjentina luan me këtë formacion: Martinez, Montiel, Romero, Martinez, Tagliafico, De Paul, Gonzalez, Mac Allister, Enzo, Messi dhe Alvarez.
Spanja në anën tjetër fillon ndeshjen me këtë formacion: Simon, Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella, Ruiz, Rodri, Yamal, Olmo, Baena dhe Oyarzabal.
Pjesa e dytë e finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës ka filluar. Pjesa e parë përfundoi baraz 0 me 0. Shumicën e pjesës së parë e dominoi Spanja me lojë megjithatë nuk arriti të gjejë golin. Në fillimin e pjesës së dytë, Argjentina inkuadroi mesfushorin Paredes në vend të Gonzales.



