Propozimi i Glauk Konjufcës, Osmani thërret konferencë për media

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur konferencë për media pas zhvillimeve të fundit lidhur me propozimin e Glauk Konjufcës për kryeministër.
Sipas njoftimit të Presidencës, konferenca do të mbahet me fillim nga ora 19:00.
Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur sot Glakuk Konjufcën si mandatar për kryeministër.
Konjufca nuk është mandatuar akoma nga presidentja Osmani, teksa ajo gjatë ditës zhvilloi takime me kreun e PDK-së dhe LDK-së.
Nga PDK-ja janë shprehur të vendosur sa janë kundër çdo nominimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa nga LDK-ja nuk ka akoma ndonjë reagim zyrtar.


