Rriten çmimet e derivateve, MINT-i publikon tarifat e reja

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 24-orët e ardhshme.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.73 euro litri, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.52 euro litri.

Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është 0.60 euro litri.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës nga MINT-i. Qytetarët mund të raportojnë çdo rast të mosrespektimit të çmimeve maksimale pranë institucioneve kompetente.

Artikuj të tjerë

Back to top button