Vetaksident në Slivovë, tre të lënduar

Tre person kanë  mbetur të lënduar nga një vetaksident trafiku që ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Slivovë.

Këtë e konfirmoi, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Me rastin, Ahmeti tha se po merret njësiti i trafikut rajonal.

“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.

Artikuj të tjerë

Back to top button