Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dërgohet në QKUK

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin e ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ku një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të lënduar.
Sipas njoftimit në Facebook, një person është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një tjetër po vazhdon trajtimin në Spitalin e Pejës, ndërsa dy persona të tjerë, pas marrjes së ndihmës mjekësore, janë liruar për në shtëpi në gjendje stabile.
“Sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente, një person tjetër ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, por nuk është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimës”, thuhet në njoftim.


