
Në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano janë mbajtur sot homazhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në ceremoni mortore ka marr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Si rrallë herë, Kurti është parë duke shtrënguar duart me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Nano vdiq të premten në moshën 73-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Qeveria shqiptare ka shpallur 2 nëntorin ditë zie në Shqipëri.



