EKSLUZIVE: Pas pak pritet të nënshkruhet koalicioni PDK-LDK në Prizren

Pas pak pritet të nënshkruhet koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së në Prizren, ku kjo e fundit ka vendosur që t’i japë mbështetje në balotazh kandidatit Shaqir Totaj, raporton TandemPress.
Sipas burimeve të mediumit TandemPress, ende është duke u zhvilluar mbledhja mes dy partive.
Në balotazhin e 9 nëntorit për postin e kryetarit të Prizrenit do të garojnë Shaqir Totaj nga PDK, i cili në raundin e parë mori 41.45% të votave (26,427 vota), dhe Aran Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), që mori 30.39% të votave (19,375 vota). Abrashi tashmë ka siguruar mbështetjen e AAK-së së Besnik Krasniqit, si dhe të LPRK-së dhe PREBK-së, për garën vendimtare të 9 nëntorit.


