Kërcënohet avokati Besnik Berisha, arrestohen katër të dyshuar

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kërcënuar avokatin Besnik Berisha gjatë gjykimit të një rasti për “vrasje të rëndë” në Prizren.

Siç raportohet, situata ka dalë jashtë kontrollit kur avokati Besnik Berisha kishte nisur fjalimin e tij.

Të dyshuarit dhe disa pjesëtarë të tjerë të familjes së viktimës që ndodheshin në sallën ku po mbahej gjykimin kishin filluar të kundërshtojnë dhe të ofendojnë avokatin Berisha, duke prishur rendin në sallë, raporton Insajderi.

Sipas raportit policor, të dyshuarit fillimisht i janë drejtuar me fjalë fyese avokatit dhe të akuzuarit, duke bërë lëvizje me dorë në drejtim të tyre dhe duke përdorur shprehje si “kallash”, “qen” dhe fjalë të tjera ofenduese.

Njësitë policore që ndodheshin në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë, duke i shoqëruar katër personat në stacionin policor.

Pas konsultimeve me prokurorin e çështjes nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, është vendosur që tre nga të dyshuarit Xhevat Jashari, Afrim Fazliu dhe Lutfi Fazliu të ndalohen për 48 orë, ndërsa i katërti, Brahim Fazliu, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button