Gucati nuk beson qëndrimet e Kurtit lidhur me Gjykatën Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, thotë se nuk i beson qëndrimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili tha sot se nuk ka arsye ligjore e as morale që ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Unë nuk dua të besoj shumë në atë hiç, por dhashtë Zoti e ka bërë atë kërkesë. Në vitin 2022 kam qenë edhe unë në burg. Me qenë do të kishim dëgjuar, por nuk kemi dëgjuar kurrë. Nuk pres nga Albin Kurti asgjë. Një njeri që ju ka thënë ‘ju jeni me shku në Hagë, shkoni në Hagë’. S’dua të besoj asgjë në të. Ky është mirë t’i kryejë detyrat e shtëpisë, e t’i ndihmojë mbrojtjes me pare. E ka bërë një tavan të çmimit të tyre që i ka bllokuar edhe mjetet, kështu që s’dua të besoj në të hiq”, ka thënë Gucati.

Në një publikim në Facebook, Kurti tha se më 2022 i kishte dërguar një letër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke kërkuar lirimin e tyre, por siç theksoi ai, kërkesa nuk kishte marrë përgjigje.

Artikuj të tjerë

Back to top button