Atentat në Shkodër, qëllohet me armë drejt një veture në lëvizje

Mbrëmjen e kësaj të shtune janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë rrethrrotullimit të Koplikut, në Shkodër të Shqipërisë.

Paraprakisht raportohet se një makinë, e cila ishte në ecje e sipër është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Pas të shtënave, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me anësoret e një karburanti, ndërsa ka arritur t’i shpëtojë plumbave.

Sipas AbcNews.al, grupi hetimor dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat.

Artikuj të tjerë

Back to top button