
Ngjarja është raportuar më 02.01.2026 kur ankuesja H.M, rreth 17-vjeçare, është paraqitur në Stacionin Policor në Malishevë dhe ka deklaruar se ish-i fejuari i saj, D.K, e ka kanosur përmes thirrjeve telefonike.
Sipas deklarimit të viktimës, telefonatat e të dyshuarit kanë qenë shqetësuese dhe kërcënuese, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri, çka ka bërë që rasti të trajtohet në kuadër të dhunës në familje.
I dyshuari është intervistuar nga zyrtarët policorë, ku ka pranuar se e ka telefonuar ish-të fejuarën, por ka mohuar se gjatë bisedës e ka kanosur atë. Pavarësisht mohimit, rasti është trajtuar nga polici i specializuar për dhunë në familje.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari D.K, është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje.



