Ngritet aktakuzë ndaj mjekut nga Mitrovica, nën dyshimin se lëshonte raporte mjekësore të rreme

Prokuroria e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria, A.V, nën dyshimet se i lëshonte pacientëve diagnoza dhe raporte mjekësore që ata donin, me qëllim të hapjes së pushimeve mjekësore.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i akuzuari e dinte se pacientët nuk vuanin nga sëmundje të tilla, por për shkak të interesave financiare ai për këto shërbime kërkonte para në këmbim të raporteve mjekësore.

Për këto veprime i akuzuari ngarkohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Artikuj të tjerë

Back to top button