Bie për 1 cent çmimi i naftës në Kosovë
Këtë të mërkurë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se çmimet e derivateve në vend janë zbritur për 1 cent.
Derisa të martën nafta u shit për 1.60 euro për litër, sot ajo shitet për 1.59 euro.
Benzina sot do të shitet për 1.49 euro, një cent më lirë se dje, ndërsa gazi or 0.77 euro për litër.



