Aksident tjetër me fatalitet, humb jetën një person në Ferizaj

Policia e Ferizajt është deklaruar lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi rreth një ore më parë në komunën e Ferizajt.

 Aksidenti ishte raportuar fillimisht në Slivovë të Ferizajt, por më vonë u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli se ngjarja ka ndodhur në fshatin Korishë.

Në aksident ka humbur jetën një person 60-vjeçar, ndërsa vdekja e tij u konfirmua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

 Veseli, tutje ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.

Artikuj të tjerë

Back to top button