Aksident mes dy veturave në Rugovë, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Gjakova.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

“Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren në fshatin Rugovë, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Sipas informatave fillestare, deri më tani  si pasojë e aksidentit janë raportuar dy persona të lënduar. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, njofton PK.

Artikuj të tjerë

Back to top button